Muller kërkon largimin nga Bayerni, Interi gati të përfitojë

Humbja kundër Barcelonës dhe Juventusit, kanë lënë shenjë në shtëpinë e Interit, teksa Antonio Conte kërkon garanci edhe nga stoli i rezervave, për të qenë në të njëjtin nivel me titullarët. Nga Gjermania po studiohet një profil shumë interesant dhe me shumë eksperiencë si Thomas Muller.

 

Sipas gazetës “Bild”, sulmuesi gjerman është pas në hiearkinë e Niko Kovac, dhje ka kërkuar largimin nga Bayerni që në muajin janar. Në të kaluarën është kërkuar edhe nga Manchester United dhe Arsenali, teksa Premier League mbetet opsioni i parë.

Në 5 ndeshjet e fundit, mes Bundesligës dhe Champions League, Muller ka luajtur 66 minuta, ndikuar edhe nga forma shumë e mirë e Coutinhos dhe Lewandowskit dhe shpërthimi i Gnabry. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP