Muller nuk e mbyll me futbollin, gati të nisë aventur amerikane
Pas një epoke të artë 25-vjeçare te Bayern Munich, Thomas Muller ka vendosur të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij – këtë herë jashtë Gjermanisë. 35-vjeçari është shumë pranë marrëveshjes me klubin amerikan Los Angeles FC, duke sinjalizuar një lëvizje të madhe në Major League Soccer.
Edhe pse largimi nga “Allianz Arena” ishte emocional, Muller nuk është aspak gati për pensionim.
Në një deklaratë për mediat, ai theksoi: “Ende kam dëshirën për të luajtur futboll dhe kjo është arsyeja pse kam vendosur të vazhdoj. Patjetër që do të jetë një përvojë jashtë vendit për mua, mezi pres dhe jam kurioz. MLS është sigurisht një ligë interesante, veçanërisht me Kupën e Botës që mbahet në SHBA.”
Burime të ndryshme konfirmojnë se marrëveshja me Los Angeles FC është thuajse e finalizuar dhe pritet të zyrtarizohet brenda pak ditësh.
KOHA JONË SONDAZH

