Muller reagon për “Topin e Artë” dhe “kërcënon” Barcelonën

Leo Messi fitoi Topin e Artë numër 7 në karrierë ditën e hënë, duke lënë pas Robert Lewandowskin. Për këtë çështje së fundmi ka reaguar edhe Thomas Muller, shoku i skuadrës së polakut të Bayerni, i cili ka kërcënuar Barcelonën për ndeshjen e javës së ardhshme.

“Nga këndvështrimi bavarez, gjerman dhe polak, Topi i Artë ishte zhgënjim. Edhe pse kam vite në futboll dhe rezultati nuk më habiti shumë, e gjithë kjo çështje më bindi që kemi futbollistë të mëdhenj në Bundesligë, por duhen më shumë suksese ndërkombëtare që të njihesh botërisht.

Do të na shërbejë si motivim për të dhënë gjithçka që të fitojmë sërish Champions League dhe t’i tregojmë botës se çfarë mund të ofrojë futbolli gjerman. Mundësia e parë për ta bërë këtë është që në ndeshjen e radhës në Champions, ndaj Barcelonës”, shkroi Muller në Instagram. Bayern-Barcelona do të luhet të mërkurën e ardhshme dhe do të jetë vendimtare për katalanasit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?