Muller shpërthen pas turpërimit në Kupë, kritikon ashpër disa nga shokë të tij

Thomas Muller është shfaqur i zemëruar pas humbjes së bujshme 1-2 në raundin e dytë të Kupës së Gjermanisë ndaj skuadrës së kategorisë së tretë Saarbrücken. Ai nuk i kurseu kritikat për sjelljen e disa shokëve të tij, që u zhdukën në dhomat e zhveshjes pa përshëndetur tifozët.

“Do të duhet të flasim brenda grupit, pse tifozët tanë ishin me të drejt të zemëruar, pavarësisht nga loja. Duhet të tregojmë një fytyrë tjetër, në mënyrë që t’u tregojmë fansave tanë respektin e nevojshëm.

Shpesh tifozëve nuk u intereson rezultati. Ajo që nuk mund të ndodh është se si vetëm 3 apo 4 lojtarë e respektojnë mbështetjen e tyre.”, tha sulmuesi veteran.

Muller shprehu sërish pakënaqësinë e tij edhe në Instagram ku u kërkoi falje tifozëve të Bayernit: “Dua t’u kërkoj falje tifozëve tanë për sjelljen e ekipit pas ndeshjes. Ne duhet të qëndrojmë së bashku dhe t’ju tregojmë respekt”. /R.Lika-Koha Jonë/

 

 

 

 

SHKARKO APP