“Mund të ndryshosh gruan, por jo klubin e zemrës”, postimi epik i Tiranës në rrjetet sociale

Kategoria Superiore do të rikthehet në fushë më 3 qershor nëse do të marrë edhe miratimin nga qeveria. Tirana kryeson kampionatin me 53 pikë, 9 pikë më shumë se Kukësi dhe është pranë titullit kampion.

Me 10 ndeshje të mbetura, bardheblutë shihen favoritë kryesor për titullin kampion. Klubi kryeqytetas ka qenë mjaft aktiv në rrjetet sociale, teksa së fundmi ka bërë një postim të “çuditshëm”

“Mund të ndryshosh gruan, mund të ndryshosh bindjet politike. Mund të ndryshosh qytetin, por kurrë nuk mund të ndryshosh skuadrën tënde të preferuar në futboll”, shkruan Tirana në Instagram. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?