Mundësi Valiev eliminohet në çerekfinale, ka shpresa për medalje bronzi nëse …
Mundësi që garon për Shqipërinë, Chermen Valiev nuk ia ka dalë të kalojë në gjysmëfinalet e Paris 2024. Mundësi rus është mposhtur në çerekfinale nga sportisti nga Uzbekistani, Jamalov.
Valiev kaloi shpejt në avantazh duke marrë dy pikë. Por pastaj uzbeku ktheu situatën në favorin e tij me tre pikë, duke çuar rezultatin në 3-2.
Valiev barazoi rezultatin në fillimin e setit të dytë ku vuri në vështirësi mundësin uzbek. Më pas erdhën edhe dy pikë të tjera falë një kapje që i dhanë një avantazh 5-3. Gjithsesi ai nuk ia doli të administronte këtë rezultat dhe kundërshtari mori tre pikë radhazi, duke e mundur 6-5 për të kaluar në gjysmëfinale.
Fati Vaiiev varet nga ai i mundësit uzbek, i cili nëse shkon në finale, do të çonte mundësin që përfaqëson Shqipërinë në ndeshjet për medaljen e bronztë.