“Mundo Deportivo”/ Pjanic dhe Lautaro drejt transferimit te Barcelona

“Pjanic dhe Lautaro, drejt rrugës për te Barcelona”, ky është titulli i “Mundo Deportivo”. Sipas të përditshmes spanjolle ka shumë optimizëm në shtëpinë blaugrana për dy blerje: Miralem Pjanic dhe Lautaro Martinez.

Barcelona është në kërkim të numrit 9, teksa sulmuesi i Interit është objektivi kryesor. Vetë bomberi duket shumë i interesuar për këtë transferim dhe ua ka bërë të ditur edhe drejtuesve zikaltër, të cilët nga ana tjetër i kanë ofruar rinovimin e kontratës. Lionel Messi dhe Quique Setien kanë thënë fjalë shumë të mira për Lautaron.

Optimizmi nuk mungon as për transferimin e Miralem Pjanic në “Camo Nou”. Mesfushori i Juventusit duket i tunduar nga kjo lëvizje në klubin katalanas. “Mundo Deportivo” ka kujtuar se dy javë më parë, akordi mes Barcelonës dhe Juventusit dukej thuajse i mbyllur.

Barcelona do të tentojë një tjetër sulm në javët e ardhshme për boshnjakun, duke futur në tratativa  Arthur dhe futbollistë të tjerë për të bindur drejtuesit e ekipit italian. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP