Mungesa e Dybala-s, Sarri thërret sulmuesin shqiptar ndaj Milanit

Juventus do të luajë sonte në mbrëmje një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Milanit që mund të vendosë edhe për titullin kampion. Mungesa e Paulo Dybala-s i ka dhënë një shans të mirë Giacomo Vrionit që të marrë sërish një ftesë nga trajneri Sarri.

Sulmuesi shqiptar u grumbullua në disa ndeshje pas rifillimit të sezonit, por ende nuk ka mundur që të debutojë me fanellën bardhezi.

Në mbrojtje spikasin rikthimet e Alex Sandros dhe Chiellinit nga dëmtimet, ndërkohë që De Ligt mungon për shkak kartonësh në këtë ndeshje. /R.Lika-Koha Jone/

Image

SHKARKO APP