Mungesa e hapësirave, ja 10 lojtarët e Kombëtares më të aktivizuar me ekipet e tyre
Kombëtarja e drejtuar nga Kristian Panuçi ka dështuar në miqësoren ndaj Norvegjisë, pasi futbollistët e rinj dhe ata me më shumë eksperiencë ishin në një ditë të keqe. Një pjesë e madhe e lojtarëve po kalojnë një periudhë jo të mirë në klubet e tyre, pasi po aktivizohen shumë pak.
Rekordin e mbajnë Strakosha dhe Hysaj, për t’u pasuar nga Ramadani e Qaka. Pjesa më e madhe e lojtarëve nuk aktivizohen as në 50% të ndeshjeve sezonale, gjë që tregon pikënisjen e një problemi të madh për Panuçin, aq më tepër kur ai vet pranon se kjo është lista e lojtarëve që ai do të përfshijë edhe në ndeshjet për Ligën e Kombeve, apo kualifikueset e Europianit, ku ai ka si objektiv kualifikimin.

KOHA JONË SONDAZH

