Angli-Shqipëri mbaron 5-0. Një lojë shumë e dobët për ekipin shqiptar

Sonte u rrahëm në Londër nga Anglia me rezultatin 5-0. Trajneri i ekipit shqiptar ka bërë disa zgjedhje të çuditshme, ndonëse që në fillim dy lojtarë u dëmtuan duke dalë nga loja.

Futbollisti i ri Armando Broja ishte mungesa e madhe e Shqipërisë për sfidën kundër Anglisë, mbrëmjen e sotme në “Wembley”.

Sulmuesi kuqezi Broja nuk ka arritur të bindë  trajnerin Edi Reja, pas bashkimit të tij me kombëtaren në Londër. Në sfidën kundër Anglisë nuk ishte as në stolin e rezervave, pasi tekniku i përfaqësueses tonë e ka dërguar atë në tribunë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mungesa e Armando Brojës ka shkaktuar irritime në rrjetet sociale ndaj trajnerit Reja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas burimeve nga Londra thuhet se ardhja me vonesë në stërvitje dje e Brojës ka sjellë acarimin e trajnerit italian të Shqipërisë që me pas lojtarin golashënues nuk e ka lenë as në stolin e rezervave, por në shkallët e stadiumit.

Rastet që kishin sulmuesit shqiptarë mund të ishin kthyer në gol nëse Broja do ishte në sulm. Por për trajnerin italian me sa duket ka ardhur koha të ikë në pension në Itali.

Sonte endërra shqiptare për në Botëror u fik.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?