Mungesa ndaj Atalantës, Ronaldo reagon në rrjetet sociale me këtë mesazh

Situata e Cristiano Ronaldo te skuadra e Juventusit është kthyer në lajmin kryesor në mediat italiane. Portugezi edhe pse shënoi 4 gola brenda javës me Portugalinë nuk është grumbulluar për ndeshjen e radhës ndaj Atalantës.

 

Trajneri Sarri u shpreh se ai po vuan nga një dëmtim dhe po punon për të qenë i gatshëm ndaj Atletico Madrid në Champions League. Për të frenuar thashethemet për një krisje me trajnerin, Ronaldo ka reaguar me një foto dhe një mesazh në rrjetet sociale.

“I fokusuar te rikuperimi për t’u rikthyer sa më shpejt”, ka shkruar CR7 krahas fotos të shpërndarë në rrjetet sociale, duke konfirmuar se nuk ka asgjë që nuk shkon me trajnerin. /R.Lika-Koha Jone/

 

View this post on Instagram

 

Focused on my recovery to come back soon!⚽??

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano) on

SHKARKO APP