Mungesa në stërvitje, Messi humbet sfidën ndaj Leipzig
Lionel Messi nuk ka marrë pjesë në asnjë seancë stërvitore për ekipin e tij parisien. Argjentinasi nuk është rikuperuar plotësisht nga problemi i muskujve dhe gjithashtu rezulton se ka dhimbje në gju.
Stafi i PSG-së mund të vendosë të mos rrezikojë dhe ta lërë jashtë kundër Leipzigut, të mërkurën, në kuadër të raundit të katërt të ndeshjeve në grupet e Champions League.
Pochettino pritet të ketë në dispozicion Kylian Mbappenë, i cili është shëruar nga infeksioni në vesh, ndërkohë që rikthehet nga pezullimi edhe Angel Di Maria.
KOHA JONË SONDAZH

