Mungesat në sulm, Igli Tare bllokon sulmuesin gjerman për në janar

Milani shton presionin për Niclas Füllkrug. Klubi kuqezi ka arritur një marrëveshje paraprake me sulmuesin gjerman për merkaton e janarit, gjatë së cilës drejtuesit synojnë prej kohësh të investojnë në repartin ofensiv.

Përshpejtimi i negociatave lidhet edhe me situatën e Santi Gimenez. Sulmuesi meksikan po vlerëson seriozisht ndërhyrjen kirurgjikale në kyçin e këmbës, pasi një muaj e gjysmë pas dëmtimit vazhdon të ndiejë dhimbje dhe operacioni po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një opsion konkret.

Emri i Füllkrug nuk është i vetmi në listën e drejtorit sportiv Igli Tare, por aktualisht është pista më e nxehtë dhe një lloj garancie në rast se alternativat e tjera nuk konkretizohen. Bëhet fjalë për një çështje urgjente dhe, në këtë kontekst, Milani nuk dëshiron të përfshihet në negociata të ndërlikuara që rrezikojnë të mos mbyllen para përfundimit të merkatos.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trajneri Massimiliano Allegri ka nevojë për peshë në zonë dhe, mbi të gjitha, për gola. Vetëm gjatë muajit janar janë gjashtë ndeshje kampionati dhe kontributi i një lojtari si Füllkrug do të ishte menjëherë i vlefshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Füllkrug pritet të transferohet në Milano në formë huazimi, me ose pa të drejtë blerjeje, formulë që mbetet për t’u përcaktuar. Milani do të mbulojë gjashtë muajt e fundit të pagës sezonale që sulmuesi përfiton te West Ham, rreth 1.5 milionë euro. Lojtari, i cili ka kontratë me klubin anglez deri në vitin 2028, i ka dhënë përparësi Milanit dhe ka refuzuar oferta të tjera.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?