Mungoi me Kombëtaren, Broja është plotësisht gati për Southampton-in
Armando Broja mungoi në dy ndeshjet eliminatore të Shqipërisë, ndaj Anglisë e Andorrës dhe zyrtarisht u fol për një dëmtim në kyç të sulmuesit 20-vjeçar, si shkak kryesor i mungesës. Sulmuesi shqiptar është rikuperuar plotësisht për ndeshjen e fundjavës ndaj Norëichit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë trajneri austriak, Ralph Hasenhuttl, që ka sqaruar se të gjithë futbollistët me probleme fizike, janë rikuperuar plotësisht.
“Ward-Prowse, Livramento, Broja dhe Stephens kanë qenë futbollistët me probleme fizike dhe që kanë punuar nën kujdesin e ekipit mjekësor. Megjithatë përveç Stephens, të gjithë të tjerët kanë kryer stërvitje të plota në fushë gjatë këtyre ditëve dhe do të jenë në dispozicion për sfidën ndaj Norëich. Broja ka pasur një problem në kyç, që duket se e ka kaluar totalisht tashmë dhe është gati për sfidën e radhës”, tha ndër të tjera Hasenhuttl.
Sulmuesi shqiptar u dëmtua në sfidën ndaj Burnley-t më 23 tetor, kur edhe shënoi golin e dytë në barazimin 2-2, ndërsa më pas u rikthye në fushë më 5 nëntor ndaj Aston Villës, ku luajti rreth 10 minuta, pasi trajneri Hasenhuttl nuk preferoi ta rrezikojë nga minuta e parë.
KOHA JONË SONDAZH

