Mungoi ndaj Polonisë, Ivan Balliu del pozitiv ndaj Covid-19
Ivan Balliu ndaj Polonisë nuk u aktivizua, por nuk ishte as në stolin e rezervave madje nuk pati asnjë njoftim përse nuk ishte në dispozicion të trajnerit Reja.
Përgjigjen për mbrojtësin kuqezi, e ka zbuluar skuadra e La Liga, Rayo Vallecano që njoftoi se futbollisti shqiptar është prekur nga Covid-19.
Sipas Federatës Shqiptare të Futbollit, Balliu mungoi si pasojë e një dëmtimi përpara ndeshjes me Poloninë, por mediat spanjolle tregojnë se trajneri i Rayo Vallecano, Andoni Iraloa, ka qenë prej ditësh në dijeni të infektimit të Balliut.
Në të njëjtën ditë që kuqeziu u zhduk në mënyrë misterioze, në përfaqësuese rezultoi pozitiv edhe futbollisti Klaus Gjasula.
KOHA JONË SONDAZH

