Mungon akordi me Asllanin, Bologna nis të mendojë për një tjetër lojtar

Bologna po punon për të forcuar repartin e mesfushës dhe emri më i nxehtë në këto orë është ai i Kristian Asllanit. Klubi kuqeblu ka arritur një marrëveshje me Interin mbi bazën e 9 milionë eurove plus 40% të përqindjes nga shitja e ardhshme, por akordi me vetë futbollistin ende mungon.

Nuk bëhet fjalë vetëm për çështje ekonomike, por sidomos për garancitë sportive që mesfushori shqiptar kërkon. Sipas asaj që raporton gazetari Matteo Moretto, drejtori sportiv Giovanni Sartori po shqyrton edhe alternativa të tjera, dhe një prej tyre është Hans Nicolussi Caviglia.

Për ish-lojtarin e Juventusit, Venezia bën një vlerësim të lartë, duke kërkuar rreth 11-12 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?