Mungon në stërvitje, Mema drejt shkarkimit nga ekipi i Tiranës

Tirana ka dalë sot në stërvitje në kompleksin stërvitor “Skënder Halili” dhe trajneri Ardian Mema nuk është i pranishëm. Numri një i stolit nuk është pranë lojtarëve, ndërsa seanca stërvitore po udhëhiqet nga tekniku Erjon Xhafaj. Ky i fundit iu bashkua stafit me dëshirën e Memës.

 

E ardhmja e trajnerit nuk është vendosur ende, ose të paktën nuk ka një njoftim zyrtar. Mema ka mosmarrëveshje me presidentin Refik Halili, pasi ky i fundit do ta shkarkojë, ndërsa trajneri nuk largohet, pasi do të dëmshpërblehet. Situata është krejtësisht e paqartë, pritet që klubi të dalë me komunikatë zyrtare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?