Mungon vetëm firma, Bonucci transferohet te ekipi i njohur në Turqi

Leonardo Bonucci është për një aventurë të re në futbollin europian. Pas kontakteve të orëve të fundit, ish-lojtari i Juventusit ka arritur marrëveshjen e ndarjes me Union Berlin dhe njëkohësisht atë të bashkimit me Fenerbahçe, destinacionin e tij të radhës në karrierë.

Mbrojtësi veteran është nisur për në Stamboll në shoqërinë e agjentit të tij, Alessandro Lucci, siç dëshmohet nga një “shkrepje” e postuar në rrjetet sociale.

Bonucci do të kryejë ekzaminimet mjekësore, para nënshkrimit të kontratës së re, me operacionin që do të zyrtarizohet më pas nesër, më 11 janar, me rastin e hapjes së sesionit të merkatos në Turqi. Bonucci do të gjejë Edin Dzeko në Stamboll.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?