Mungon vetëm firma, Icardi transferohet përfundimisht te PSG-ja

Mauro Icardi është vetëm një firmë larg divorcit nga klubi i Interit, fanellën e të cilit e veshi për plot 6 sezone, nga vera e 2013-ës deri në atë të 2019-ës. Bashkëshortja dhe menaxherja e sulmuesit, Wanda Nara ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e parizienëve, për një kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2024 dhe me një pagë prej 10 milionë eurosh neto në sezon.

Sipas mediave franceze, së fundi është arritur edhe marrëveshja mes drejtuesve të Interit dhe atyre të PSG-së, për një transferim të futbollistit për vlerën e 60 milionë eurove, ndërsa tani po sistemohen vetëm detaje që lidhen kryesisht me bonuset.

Në Francë janë të sigurt që brenda kësaj jave do të zyrtarizohet edhe transferimi final i Icardit te Paris Saint Germain, ndërsa javën e ardhshme mund të kemi të reja në pistën tjetër, atë që do të dërgonte Edinson Cavanin në Milano.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?