Mungon vetëm firma, Ledian Memushaj transferohet në Seria B
Ledian Memushaj i ka dhënë fund historisë së gjatë në lidhje me të ardhmen e tij. Mesfushori i kombëtares sonë pjesën e dytë të sezonit do të aktivizohet në Seria B te skuadra e Barit. “Corriere dello Sport” në faqen e saj ka publikuar lajmin për të ardhmen e Memushajt, i cili nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Beneventos.
31-vjeçari do të bëhet pjesë e ekipit puljez në formë huazimi deri në fund të sezonit, teksa skuadra e Barit do të blejë kartonin e tij në rast se ekipi promovohet në Seria A.
Për Memushajn në merkato e dimrit ka pasur oferta të shumta nga skuadra të ndryshme në Seria B, madje nuk ka munguar as një propozim nga Flamurtari në Kategorinë Superiore.
Bari drejtohet nga Fabio Groso dhe synon ngjitjen në Kategorinë Superiore. Mesfushori vlonjat këtë sezon është aktivizuar në 14 ndeshje gjatë këtij sezoni me ekipin e Beneventos, por pa mundur që të lërë përshtypje të mira te trajneri De Zerbi. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

