Mungon vetëm zyrtarizimi, Ancelotti merr drejtimin e Brazilit në vitin 2024

Carlo Ancelotti do të largohet nga Real Madridi sezonin e ardhshëm. Menjëherë pas përfundimit të kontratës së tij në vitin 2024, trajneri italian do të marrë drejtimin e Brazilit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit, Ednaldo Rodrigues. Ancelotti do të marrë postin e trajnerit të “Selecao” për Kupën e Amerikës në vitit 2024 që do të zhvillohet në SHBA. Deri atëherë, kombëtarja e Brazilit do të drejtohet nga tekniku i përkohshëm Fernando Diniz.

Trajneri i Real Madridit do të jetë i huaji i parë që do të drejtojë Brazilin pas gati 60 vitesh. I fundit ishte argjentinasi Filpo Nunez i cili i drejtoi brazilianët në vitin1965.

SHKARKO APP