Mungon vetëm zyrtarizimi, Milani dhe Interi do të bëhen me stadium të ri

Milani dhe Interi pritet të kenë një stadium të ri ku do të zhvillojnë ndeshjet e tyre duke nisur që nga viti 2027. Impianti i Milanos do të jetë ai i projektuar nga studioja Populous, që më shumë njihet si “Katedralja”, inspiruar nga Duomo dhe Galleria Vittorio Emanuele II.

Ky projekt kishte disa muaj që ishte në avantazh ndaj projektit “Anelli” të Manica-Sportium.  Studio Populous ka projektuar më shumë se 1000 stadiume, mes të cilëve “Wembley” i ri dhe stadiumi i ri i Tottenhamit. Ende nuk është vendosur për fatin e stadiumit “San Siro”.

Ekziston mundësia që të shkatërrohet pas Lojërave Olimpike dimërore të vitit 2026, pasi ceremonia hapëse e këtij eventi do të zhvillohet aty.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?