Murati bëhet kuzhinier, gatuan për personelin mjekësor të një spitali në Francë

Edvin Murati prej vitesh jeton në Francë aty ku kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij edhe si futbollist. Tashmë që futbolli është ndalur ish-mesfushori i kombëtares shqiptare ka zgjedhur një mënyrë vërtetë unike për t’i ardhur në ndihmë popullit francez gjatë kësaj periudhe të vështira, pasi Franca është një nga vendet më të prekura nga Covid-19 me më shumë se 20 mijë të vdekur.

Murati ka vendosur të kalojë te gatimi për mjekët dhe infermierët francez, të cilët po luftojnë në vijën e parë koronavirusin dhe janë personat më të rrezikuar për t’u prekur nga Covid-19.

Ai së bashku me Alain Roche, ish-futbollist dhe Nikola Karabatic, lojtar i skuadrës së hendbollit të PSG, kanë vendosur të ndihmojnë personelin e restorantit  “L’Osteria”, në Francë për të përgatitur dhe të shpërndarë ushqime në spitalin e qytetit.

 

SHKARKO APP