“Muret do ngrihen sërish, engjëjt do kujtohen përgjithmonë”, tifozët e Partizanit dedikim viktimave të tërmetit. Ja çfarë ndodhi në stadium

Momente prekëse pak çaste para nisjes së derbit Partizani-Tirana në Air Albania stadium. Dedikime për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit dhe nderim për njerëzit e përkushtuar që punuan në ndihmë të të prekurve.

Në fushën e gjelbër kanë hyrë me radhë forcat e ushtrisë, policisë, zjarrfikësve dhe urgjencës civile që morën pjesë në operacionet e shpëtimit pas tërmetit, teksa tifozët e dy grupimeve i përshëndetën me duartrokitje të gjata.

Një tjetër çast kulmor ka qenë dedikimi i tifozëve të Partizanit.
“Muret do ngrihen sërish, engjëjt do kujtohen përgjithmonë”, shkruhej në pankartën gjigante të hapur në rreshtat e tifozëve në kujtim të 51 personave që humbën jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
“Muret do ngrihen sërish, engjëjt do kujtohen përgjithmonë”, tifozët dedikim viktimave të tërmetit

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?