Muriel po luante në Champions, hajdutët i futen në shtëpi gjatë ndeshjes

BERGAMO, ITALY - NOVEMBER 30: (BILD OUT) Luis Muriel of Atalanta BC looks on during the Serie A match between Atalanta BC and Venezia FC at Gewiss Stadium on November 30, 2021 in Bergamo, Italy. (Photo by Andrea Bruno Diodato/DeFodi Images via Getty Images)

Nuk mjaftoi zhgënjimi për humbjen e Atalantës së tij ndaj Villarealit dhe eliminimi nga Champions League. Mbrëmja e djeshme për Luis Muriel nuk ka qenë aspak e thjeshtë, pasi gjatë kohës që ai luante në fushë, hajdutët kishin hyrë në shtëpinë e tij.

Me të mbërritur në shtëpinë e tij, sulmuesi 30-vjeçar kolumbian, që jeton në Bergamo që prej vitit 2019, gjeti gjithçka përmbys. Mediat italiane bëjnë me dije se hajdutët kishin marrë orë dhe sende të tjera me vlerë.

Alarmi është ndezur nga lojtari rreth orës 23:00 dhe policia e Bergamos ka mbërritur në shtëpinë e tij. Ndër të tjera, ndeshja ishte menduar të luhej mbrëmjen e së mërkurës, por u shty për shkak të borës në orën 19:00 të ditës së djeshme. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?