Muriqi drejt rikthimit te Fenerbahce në Turqi, konfirmimin e jep bashkëshortja e tij

Vedat Muriqi me shumë mundësi në janar do të largohet nga Lacio. Futbollisti kosovar u transferua gjatë merkatës së verës të vitit 2020, dhe deri tani pas më shumë se një viti nuk ka arritur të lërë gjurmë në kampionatin italian.

Klubi i Fenerbahce është gati për ta rimarrë sulmuesin në huazim gjatë merkatës së janarit. Zërat duket se i vulos edhe bashkëshortja e tij teksa nuk ka nguruar të postojë një foto në “insta-story”, ku shikohej një kronikë në mediat turke që flasin për një kalim të 27-vjeçarit te Fenerbahce.

Këtë foto ajo e ka shoqëruar me një këngë turke teksa kënga titullohet “Ëndrra ime”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?