Muriqi i jashtëzakonshëm, thyen rekordin e Eto’o te Mallorca
Sulmuesi i Mallorcas, Vedat Muriqi, vazhdon të jetë në formë të jashtëzakonshme në kampionatin spanjoll. Bomberi i Kosovës realizoi dy gola të shtunën në përballjen ndaj Osasunas, megjithatë skuadra e tij nuk arriti ta ruajë epërsinë dhe ndeshja përfundoi në barazim 2-2.
Me dy golat në këtë takim të La Liga, Muriqi ka arritur në kuotën e 18 golave këtë sezon, duke regjistruar kështu edicionin më të mirë në karrierën e tij në elitën e futbollit spanjoll.
Ky bilanc i ka mundësuar sulmuesit kosovar të thyejë edhe një rekord historik te Mallorca. Muriqi ka kaluar shifrën e legjendës kamerunase Samuel Eto’o, i cili në sezonin 2003/04 kishte realizuar 17 gola në La Liga me fanellën e klubit ishullor.
31-vjeçari tani është shumë pranë një tjetër rekordi në historinë e klubit. Për t’u bërë lojtari me më shumë gola në një sezon të vetëm të Mallorcas në La Liga, Muriqit i nevojiten edhe dy gola.

KOHA JONË SONDAZH

