Muriqi i shkakton një humbje të hidhur Atletico Madridit (VIDEO)

Vedat Muriqi i jep një goditje të rëndë Atletico Madrid-it në javën e 31-të të La Liga-s. Sulmuesi kosovar ka realizuar golin e fitores 1-0 të Mallorca-s së tij.

Muriqi realizoi në minutën e 68-të nga pika e bardhë e penalltisë, duke ndihmuar Mallorca-n që të dalë nga zona e ftohtë e renditjes.

Kjo humbje mund të rezultojë fatale për skuadrën e Diego Simeone-s, që është në garë për të siguruar një pozicion në zonën Champions të La Liga-s.

Swiss Digital Desktop Reklama

Los Colchonero-s mbajnë vendin e katërt në renditje me 57 pikë, vetëm një më shumë se Betis-i i vendit të pestë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?