Muriqi nuk ndalet me gola në La Liga, vetëm Mbappe ka shënuar më shumë (VIDEO)

Vedat Muriqi vazhdon të jetë pika më e fortë e Mallorcas në La Liga. Sulmuesi shqiptar gjeti sërish rrugën e rrjetës në ndeshjen e raundit të 19-të të kampionatit spanjoll, duke konfirmuar formën e tij të shkëlqyer sezonale.

Në përballjen ndaj Rayo Vallecanos, Muriqi realizoi në minutën e 30-të, gol që riktheu përkohësisht baraspeshën në shifrat 1-1. Megjithatë, skuadra madrilene arriti të kalojë sërish në avantazh, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 2-1.

Falë këtij realizimi, “pirati” i Mallorcas ngjitet në kuotën e 11 golave në kampionat këtë sezon, duke u renditur mes golashënuesve më të mirë të La Ligës. Aktualisht, vetëm Kylian Mbappé i Real Madridit ka një bilanc më të lartë, me 18 gola të shënuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në formacionin titullar të Mallorcas u rikthye edhe Marash Kumbulla, i cili përfitoi nga mungesat për të luajtur që nga minuta e parë pas një periudhe të gjatë. Ndërkohë, te Rayo Vallecano, Ivan Balliu u hodh në fushë në minutën e 38-të, duke zëvendësuar Ratiun dhe duke dhënë kontributin e tij në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?