Muriqi s’di të ndalet në La Liga, shënon sërish për Mallorca-n (VIDEO)
Sporti E Diel, 20 Shkurt 2022 21:23
Vedat Muriqi nuk di të ndalet. Sulmuesi kosovar i Mallorca-s ka lënë shenjë në La Liga, duke shënuar në minutën 75 një gol të bukur kundër Betis.
Ky është goli i dytë i kosovarit me fanellën e ekipit spanjoll, pas transferimit nga Lazio, ku nuk arriti që të përshtatej asnjëherë.
Në tre ndeshjet e para, Muriqi përvec dy golave ka dhënë edhe një asist.
KOHA JONË SONDAZH

