Musolli nis një aventurë re, prezantohet te skuadra e Gjilanit

Besar Musolli u rikthye në Kosovë dhe vendosi të nënshkruajë me skuadrën nënkampione të Gjilanit. Prezantimi zyrtar u bë pasditen e sotme, ndërsa mesfushori është vënë menjëherë në dispozicion të trajnerit Gentian Mezani.

Te Kukësi Musolli ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm në Shqipëri, si Kupën e Shqipërisë, titullin kampion dhe Superkupën, ndërsa në verën e 2017-ës mori ftesë edhe nga Përfaqësuesja e Kosovës.

Musolli është gati për një tjetër aventurë, sërish në kampionatin e Kosovës, por këtë herë me fanellën e Gjilanit, që këtë sezon do të provojë të fitojë titullin kampion, pasi nuk ia doli në sezonin e kaluar.

SHKARKO APP