Musta: Kur qeveria ka hapur fasoneritë, përse nuk lejon stërvitjen?

Emilinao Musta është shprehur se klubi i ka kërkuar të kthehen në Tiranë, ndërkohë që ka theksuar se ka ende shpresë për të fituar titullin kampion, edhe pse gjenden 9 pikë larg nga Tirana.

“Kam pasur një thirrje nga klubi për të qenë në Tiranë pasi ishin gjasat të fillonim stërvitje. Ne jemi në ajër e nuk e dimë se çfarë do të bëjmë e kur mund të kthehemi në fushë.

Titulli? 9 pikë nuk janë pak, por futbollit nuk e dihet asnjëherë. Ne kemi për detyrë të besojmë deri në fund dhe kemi ndeshje direkte me Tiranën. Ne do të besojmë deri në fund, duke parë që edhe ata kanë ndeshje të vështira në transfertë.

Kur shikon që janë hapur fasoneritë pse mos të hapet stërvitja duke parë që është një fushë e madhe e të stërvitemi në fushë. Kjo është një paradoks i Qeverisë shqiptare, por këto i dinë organet kompentete. Pasioni i kalon këto frikëra dhe kur futesh në fushë nuk mendon për këtë gjëra dhe lojtarët do të përqafohen

Nëse vazhdohet nuk mendoj se çështja e titullit është e mbyllur. Tirana është më e favorizuar, por me fitimin e Kukësit dhe ndeshjet e Europës nuk mendoj se do të ishte një sezon i dështuar. Te Flamurtari janë ende shumë rroga pa marrë, por tashmë kjo nuk është në dorën tonë, tashmë gjithçka është në dorën e Gjykatës.”, u shpreh Musta për “Supersport”.

 

SHKARKO APP