Musta largohet zyrtarisht nga Partizanit, Kukësi gati që ta rrëmbejë
Partizani ka zyrtarizuar shkëputjen e marrëveshjes me Emiliano Mustën. Anësori, firmosi në fillim të sezonit me të kuqtë, megjithatë bashkëpunimi nuk ka zgjatur shumë. Në njoftimin e klubit kryeqytetas theksohet se palët janë ndarë me marrëveshje, ndërsa falenderojnë 29-vjeçarin për kontributin e tij përgjatë këtyre ndeshjeve në pjesën e parë të sezonit.
Futbollisti elbasanas është i lirë për të nisur një aventurë të re në një tjetër ekip për t’u aktivizuar në pjesën e mbetur të sezoni. Destinacioni më i mundshëm mund të jetë Kukësi, një skuadër ku është aktivizuar në sezonin 2019-20.
Një përforcim që do të ishte me shumë vlera për verilindorët duke qenë se Musta ka qenë ndër më të dalluarit në momentin kur ka veshur fanellën e Kukësit, ndërsa eksperienca e tij në Superiore është një plus i madh për një skuadër që pretendon titullin.
KOHA JONË SONDAZH

