Myke Tyson sfidon peshkaqenin para rikthimit në ring (VIDEO)

Kur kanë kaluar 15 vite nga ndeshja e fundit në ring e boksierit, ai do të rikthehet sërish, për ta dërguar sfidën në një tjetër nivel. Në kuadër të një emisioni të televizionit “Discovery Channel”, Tsyon do të ndeshet me një peshkaqen.

Sipas të dhënave paraprake, 54-vjeçari do të futet në brendësi të detit dhe do të ndeshet me bishën nënujore.

“Unë e pranova këtë sfidë për të mposhtur frikën time me peshkaqenët. Mësova se këtë javë është java e peshkaqenëve dhe jam gati për sfidën. Do të jap më të mirën time në këtë rikthim”, tha Tyson.

SHKARKO APP