Myrto Uzuni debuton si titullar kundër Real Madridit
Sporti E Diel, 6 Shkurt 2022 20:42
Myrto Uzuni, i ka mjaftuar vetëm një javë te klubi i Granadas që të fitojë rolin e titullarit, në një ndeshje shumë të rëndësishme siç është ajo kundër Real Madrid.
Uzuni do e nisë sfidën e raundit të 23 të La Ligas që në minutën e parë, duke vërtetuar se ka fituar shumë shpejt besimin e trajnerit Moreno.
Ai u bashkua me ekipin spanjoll nga Ferencvarosi, ku la gjurmë dhe që mbajti rolin e titullarit të padiskutuar, më 31 janar.

KOHA JONË SONDAZH

