Myrto Uzuni surprizon fëmijët e Bashkisë Dimal me dhurata për festat e fundvitit

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, ka shfaqur edhe këtë fundvit anën e tij më të bukur jashtë fushës, duke suprizuar fëmijët e Bashkisë Dimal.

Uzuni shpërndau dhurata për fëmijët me aftësi ndryshe dhe jetimët, duke i dhënë mundësinë të ndjejnë emocionet e festave të fundvitit dhe gëzimin e sezonit festiv.

Gjestin fisnik të lojtarit e ka zbuluar vëllai i tij, Asi Uzuni, i cili theksoi se “Madhështia e vërtetë nuk matet vetëm në fushë, por edhe në zemër. Ky është një gjest plot dashuri, mbështetje dhe shpresë për fëmijët me aftësi ndryshe dhe jetimët e Bashkisë Dimal.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Veprimi i Uzunit ka tërhequr vëmendjen e komunitetit dhe është një shembull i madh i solidaritetit dhe humanizmit nga sportistët shqiptarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 7943 (63.7%)
Jo 4533 (36.3%)

Vota totale: 12476