Futbollisti Myrto Uzuni u dhuron fanellat e kampionit Ramës dhe Veliajt në Budapest

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Hungari, i cili shoqërohet edhe nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Nga kjo, sulmuesi shqiptar që luan në kampionatin e këtij vendi, Myrto Uzuni, përfitoi dhe u dhuroi Ramës dhe Veliajt nga një fanellë me numrin e vet 77, me ngjyrat e ekipit Ferencvaros.

Uzuni duhej të ishte me ekipin kombëtar, por një dëmtim e ka lënë jashtë për dy miqësoret e qershorit. Sulmuesi kuqezi u shpall kampion në Hungari dhe tashmë është bërë lojtari më i shtrenjtë në këtë kampionat.

Rama e falënderoi me këto rreshta në Fazebook:

“Në Budapest me këtë shqipon që guxoi t’i bënte gol Juves në Champions, po që qenka një flori djalë, përveçse golashënuesi më i mirë i kampionëve të Hungarisë.”, shprehet Rama.

Të njëjtën gjë bëri [pak minuta më vonë dhe Erion Veliaj.

“Me Myrto Uzunin, patriotin nga Berati, që është bërë ylli i Ferenc Varoshit në Budapest dhe nis sfidën në Champions League me kampionët e Hungarisë! FORCA LALI!”, shprehet Veliaj.

SHKARKO APP