“Na çave…..”, zbulohen shkaqet e sherrit te Partizani
Duket se sfida mes Kukësit, ka lënë pasoja tek Partizani. Nuk ekip nuk gjen qetësi. Trajneri Franko Lerda është përplasur fizikisht me ndihmësin e tij, Dritan Mehmeti. Situata ka precipituar deri në konfrontim fizik, aq sa më pas është dashur ndërhyrja e personave të tjera për t’i ndarë.
Mosmarrëveshjet mes Lerdës dhe ndihmësit të tij kanë nisur disa muaj më parë, kur Lerda sapo kishte marrë drejtimin e të kuqve dhe pati pezulluar për disa ditë Mehmetin dhe Sakonen. Nëse Sakone përfundimisht u largua, Lerda vendosi t’i japë edhe një shans Mehmetit. Situata është tensionuar aq shumë mes tyre, saqë kanë debatuar me fjalë dhe më pas janë përplasur fizikisht. Gjithçka ka nisur te një debat për zëvendësimin. Lerda ka urdhëruar që të dilte Bardhi dhe të futej Braun, por Mehmeti ka qenë kundër (mendohet se donte Asanin në fushë).
Lerda nuk e ka dëgjuar dhe ka këmbëngulur që zëvendësimi të bëhej siç e kishte kërkuar ai. Në këtë moment, Mehmetit mësohet se i ka shpëtuar goja në nerva e sipër. “Na çave tr..in edhe ti me këto. Nuk dëgjon asnjëherë…”. Lerda është xhindosur kur ka dëgjuar ndihmësin e tij t’i flasë në këtë mënyrë. “Si guxon ti të flasësh kështu? Çfarë je ti more? Kush je ti? Përgjegjësinë e kam unë dhe vendos unë…”. Debati nuk ka mjaftuar vetëm në stol. /Panorama/