Nagelsmann nuk fshihet: Besoj se mund të fitojmë Championsin!

Bayern Munchen fitoi 3-0 ndaj Barcelonës mbrëmjen e kaluar në Champions, e mbylli fazën e grupeve me 18 pikë të plota. Bavarezët triumfuan me të njëjtin rezultat si në “Camp Nou” dhe cilësohen si një nga ekipet favorite për fitoren e turneut më të rëndësishëm për klube. Trajneri i kampionëve të Gjermanisë, Julian Nagelsmann është shprehur se skuadra e tij e ka për detyrim që të jetë si favorite deri në triumfin final

“Ne e kemi detyrim të jemi favoritë, kemi një dëshirë të madhe për të fituar këtë kompeticion. Jemi në rrugën e duhur, duhet të vazhdojmë kështu përpara. Ka rëndësi të madhe të mbajmë të njëjtin nivel dhe ritëm, unë kam shumë besim se mund t’ia dalim të fitojmë Champions League”, deklaroi Nagelsmann.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?