Nagelsmann: Portugalia e meritoi fitoren, Gjermanisë i mungoi grinta

Zhgënjim i madh te Gjermanis pas eliminimit në gjysmëfinalet e UEFA Nations League, pas një humbjeje 2-1 ndaj Portugalisë. Trajneri Julian Nagelsmann pranoi se skuadra e tij nuk ishte në nivelin e duhur për të përballuar një kundërshtar të këtij kalibri.

“Ishte një fitore e merituar për Portugalinë, ishin skuadra më e mirë në fushë”, deklaroi tekniku gjerman pas ndeshjes. “Ne dhamë gjithçka në pjesën e parë. Fatkeqësisht, kur nuk jemi në 100%, nuk mund të garojmë me ekipet më të forta. Na mungoi grinta. Kishim një skuadër të mirë në fushë, por gjithmonë paksa të ngadalshëm në zhvillimin e lojës.”

Trajneri theksoi se disa lojtarë nuk ishin mjaftueshëm të përfshirë në fazën sulmuese: “Na mungoi kontributi i plotë i një apo dy lojtarëve në sulm. Kemi nevojë për 100% nga të gjithë. Portugalia ka gjashtë apo shtatë lojtarë që mund të bëjnë diferencën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjermania do të duhet të bëjë analizat e duhura pas kësaj disfate dhe të rikthehet më e fortë në sfidat e ardhshme, ndërsa Portugalia avancon për të synuar trofeun e Nations League.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?