Nagelsmann “thumbon” PSG dhe City-in: Lojtarë të shtrenjtë, nuk kemi puse me naftë!

Trajneri i Bayern Munich, Julian Nagelsmann nuk ka ngurruar të “thumbojë” klube si Manchester City apo PSG për shpenzimet e jashtëzakonshme që bëjnë në merkato. Kur është pyetur për merkaton, trajneri i baverëzve thekson se klubi ku ai punon, nuk ka puse me naftë.

“Sigurisht që mendoj për merkaton pasi është pjesë e punës sime dhe unë jam një fans i merkatos së janarit sepse të jep mundësinë për të rregulluar skuadrën me pjesët që të duhen. Por, Bayern nuk është e detyruar të marrë askënd kjo edhe sepse tregu nuk është aspak i thjeshtë.

Ka shumë lojtarë të shtrenjtë dhe pak janë ata lojtarë që janë të lirë nga ana kontraktuale. Ne këtu te Bayern nuk kemi puse me naftë për t’i përballuar transferimet e lojtarëve të shtrenjtë. Nuk i kemi paratë pa limit”, tha Nagelsmann.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?