Nainggolan i shqetësuar për bashkëshorten: Ka sistem të dobët imunitar!
Bashkëshortja e Radja Nainggolan, Claudia, po lufton prej 6 muajsh me sëmundjen e vështirë të kancerit dhe në këto momente të emergjencës, për shkak të koronavirusit, bën pjesë në shtresat që mund të kenë pasoja të rënda për jetën, nëse preken nga ky virus.
“Claudia pa dyshim që ka një sistem imunitar të dobësuar. Shpresoj që e gjitha kjo të kalojë, sepse ajo është në rrezik të vazhdueshëm. Terapitë janë shtyrë dhe po evitojmë spitalet. Kam frikë për të, më duhet ta pranoj. Kam frikë se mos infektohem, nëse dal të bëj pazar, dhe ia kaloj asaj virusin.
Claudia ka lënë pas periudhën më të vështirë të sëmundjes, tani është në fazën e ruajtjes nga marrja e infeksioneve”, shprehet mesfushori i Cagliarit, i cili është i shqetësuar për shëndetin e bashkëshortes së tij.