Nainggolan nuk grumbullohet nga Interi, gati kalimi te Cagliari

Radja Nainggolan nuk ka udhëtuar me skuadrën për ndeshjen me Beneventon për shkak të faringjitit, por mediat në Itali raportojnë se mesfushori belg është vetëm një hap larg rikthimit te Cagliari, aty ku edhe sezonin e kaluar ishte në huazim. Drejtuesit e Interit kanë vendosur të negociojnë shitjen e belgut, për t’u liruar edhe nga paga e tij e majme.

Oferta e fundit e Cagliarit është 12 milionë euro, plus kartonët e 2 futbollistëve nga ekipi i të rinjve dhe palët janë shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje që do të sillte para në arkat e Interit dhe do të ulte shpenzimet për pagat.

Nga ana tjetër zikaltrit kanë kërkuar që përveç 12 milionë eurove, të marrin kartonin e mbrojtësit Ëalukieëicz, një 20-vjeçar që mund të rritet shumë në krah të Diego Godin. Klubi milanez propozon marrjen e kartonit të tij dhe lënien në huazim edhe për të paktën një sezon në Sardenjë.

 

SHKARKO APP