Nainggolan rrëfeu largimin nga Interi: Conte ishte i ‘sëmurë’ pas meje!

Radja Nainggolan është rikthyer që të flasë për largimin gjatë verës nga Inter vetëm pas një sezoni. Mesfushori belg ka zbuluar se trajneri Conte nuk e dëshironte largimi i tij, por klubi zikaltër kishte marr një tjetër vendim.

 

“Kam parë menjëherë idetë e tij, ishte i qartë dhe i drejtpërdrejt në ato që thoshte. I vlerësoj njerëzit që mi thonë gjerat në sy, ndaj dhe isha i qetë. Nuk e prisja që të largohesha. Marotta nuk më ka ardhur që të më flasë, nuk më tha asgjë. Një ditë Conte më telefonoi dhe më tha që ishte i ‘sëmurë’ pas meje, por klubi kishte marrë një vendim ndryshe dhe ma tha që në ditën e parë. I thashë Contes, që nuk ka asnjë problem dhe më pas e pamë se si përfundoi.

Sezonin e kaluar Nainggolan shënoi një nga golat më të rëndësishëm ndaj Empolit, duke pasur një meritë të madhe për kualifikimin në këtë kompeticion. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP