Nantes i shkakton një tjetër humbje të hidhur yjeve të PSG (VIDEO)

Trinomi Messi-Mbappe-Neymar vijojnë që të mos funksionojë. Skuadra e PSG ka pësuar një tjetër humbje në Ligue 1, këtë herë në shifrat 1-3 ndaj Nantes. Kolo Muani dhuroi golin e parë dhe të avantazhit për “kanarinat” në minutën e 4-t, ndërkohë që në të 16-ën, ishte Merlin që do të dyfishonte shifrat.

Në minutën e 6-të të shtesës së pjesës së parë, Nantes “do të shkatërronte” ekipin e PSG-së, duke realizuar golin e tretë, me Blas që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, pas prekjes së topit me dorë nga Wijnaldum.

Në fillimin e pjesës së dytë, Neymar rihapi sfidën, ndërkohë që në minutën e 59-të, do të shpërdoronte një 11-metërsh. Pas kësaj disfate PSG vijon të jetë në krye të Ligue 1 në kuotën e 59 pikëve, ndërkohë që Nantes mban vendin e 10-të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?