Napoli arrin akordin me Simeonen, mungon vetëm firma

Giovanni Simeone me shumë mundësi në sezonin e ri do ta shohim te skuadra e Napolit. Të Kaltrit kanë bërë hapa konkretë përpara për të marrë shërbimet e 27-vjeçarit, që përgatitet për të luajtur sezonin e 7 në Serinë A, këtë herë në një ekip që pretendon të arrijë minimalisht zonën Champions.

Sipas mediave italiane, Napoli ka arritur marrëveshjen me sulmuesin dhe po negocion me klubin e Veronës, që synon të arkëtojë sa më shumë para nga kartoni i argjentinasit.

Simeone pritet të jetë zëvendësuesi i parë i Osimhen dhe pas transferimit të tij në Napoli, ndërkohë që Andrea Petagna pritet që të largohet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?