Napoli barazon dhe i “dhuron” titullin Juves, ndalet edhe Lacio (VIDEO)
Napoli i “dhuron” titullin Juventusit. Të kaltrit nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 2-2 ndaj Torinos. Skuadra e Sarrit gjeti golin e avantazhit me Mertens në minutën e 25-të pas një gabimi trashanik të Burdisos. Reagimi i Torinos vjen në fillimin e pjesës së dytë me Baselin, i cili ndihmohet dhe nga devijimi i topit nga mbrojtësit vendas. Sarri hedh në fushë dhe kartën Hamshik, teksa sllovaku e shpërblen menjëherë duke shënuar në minutën e 71-të një super gol, i cili është i 100-ti në karrierë me të kaltrit. Gjithsesi Napoli përgjumet në fund, duke pësuar dhe golin e barazimit. Ljajiç jep një pasim magjik për De Silvestrin, i cili realizon me kokë. Napoli është ngjitur në kuotën e 85 pikëve, 6 më pak se Juventusi.
Një tjetër ndeshje shumë e rëndësishme ishte dhe ajo mes Lacios dhe Atalantës, e mbyllur në barazim 1-1. Miqtë gjetën rrugën e rrjetës që në minutën e dytë me Barrou, ndërkohë që goli i barazimit vjen në minutën e 24-t nga Kaisedo. Lacio tashmë është ngjitur në kuotën e 71 pikëve, 2 më shumë se Interi, dhe një më shumë se Roma që luan në mbrëmje. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

