Napoli dhe Juventus sfidohen në merkato për dy futbollistë të Seria A

Në merkaton e janarit 2026 pritet të ketë një përplasje interesante mes disa skuadrave të Serie A, që po synojnë të njëjtët objektiva. Në veçanti, Juventusi dhe Napoli janë në kërkim të një sulmuesi të shpejtë dhe profili i lojtarit ideal i ka çuar të dy klubet drejt të njëjtëve emra.

Përveç Daniel Maldinit, në listën e dëshirave të të dyja skuadrave është futur edhe braziliani Giovane, talenti i lindur në vitin 2003 që aktivizohet me Hellas Verona. Lojtari u afrua verën e kaluar nga drejtori sportiv Sogliano pa kosto nga Corinthians dhe ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij. Juventusi e sheh Giovane si një alternativë për të mbuluar Kenan Yildiz, ndërsa Napoli po e monitoron prej kohësh.

Sipas mediave italiane, Napoli ka lëvizur më shpejt se bardhezinjtë, duke marrë informacion dhe duke testuar terrenin për një huazim me detyrim blerjeje të kushtëzuar. Megjithatë, klubi napolitan duhet fillimisht të realizojë disa shitje për të liruar hapësira në buxhet. Hellas Verona e vlerëson kartonin e Giovane rreth 18–20 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në garë mbetet edhe Daniel Maldini, i cili konsiderohet një alternativë më ekonomike, pasi Atalanta kërkon rreth 10 milionë euro për kartonin e tij. Garë e hapur, me Juventusin dhe Napolin që pritet të përplasen fort në këtë merkato dimri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?