Napoli dominon dhe fiton në 45 minutat e para ndaj Juventusit
Kryendeshja e javës së 14-të në Serie A ka nisur me ritëm të lartë dhe pas 45 minutave të para në “Diego Armando Maradona”, Napoli ka shkuar në dhomat e zhveshjes me epërsinë 1-0 ndaj Juventusit.
Skuadra e Antonio Contes zhbllokoi sfidën që në minutën e 7-të. Giovanni Di Lorenzo lëshoi një pasim të saktë për David Neres, ndërsa braziliani depërtoi në zonë dhe i servirti topin Rasmus Hojlundit, i cili shënoi me qetësi.
Napoli ishte pranë golit të dytë në minutën e 26-të, por goditja me kokë e Di Lorenzos u ndal me vështirësi nga portieri Di Gregorio. Në vijim, ritmi u ul dhe munguan rastet e rrezikshme nga të dyja krahët.
Pjesa e parë mbyllet 1-0, me Napolin që udhëheq ndeshjen dhe Juventusin të detyruar të reagojë në fraksionin e dytë.
KOHA JONË SONDAZH

