Napoli e ka në dorë vetë fatin e titullit, ja kombinimet e mundshme
Vetëm 180 minuta kanë mbetur nga fundi i sezonit në Serie A, dhe Napoli i Antonio Contes vazhdon të jetë plotësisht zot i fatit të vet në garën për titull. Pas barazimit me Genoan e Vieirës, ekipi napoletan ka hyrë në fazën vendimtare të kampionatit, ku çdo pikë vlen shumë dhe llogaritë janë më të rëndësishme se kurrë.
Aktualisht, Napoli kryeson me 78 pikë, një më shumë se Interi i Simone Inzaghit, që ndjek me 77. Tashmë, për të siguruar titullin, Napolit i duhen dy fitore në ndeshjet e mbetura kundër Parmës dhe Cagliarit. Kjo do të ishte mënyra më e sigurt për të ruajtur vendin e parë dhe për të fituar titullin pa pasur nevojë të shohë prapa.
Por mund të mjaftojnë edhe më pak pikë, nëse Interi nuk arrin të fitojë të dyja ndeshjet që ka në kalendar: ndaj Lazios së Baronit dhe Comos së Fabregasit. Në këtë rast, Napoli mund të shpallet kampion edhe me një fitore dhe një barazim apo duke barazuar rezultatet e zikaltërve.
Megjithatë, një detaj teknik mbetet vendimtar: Në rast barazie pikësh, duke qenë se nuk ka epërsi në ndeshjet direkte, gjithçka do të zgjidhej me një ndeshje “spareggio” (finale e titullit), për shkak se diferenca e golave aktualisht favorizon Interin (+42 ndaj +30 të Napolit).
Ka edhe një tjetër skenar: Napoli mund të festojë titullin që javën e ardhshme, nëse fiton ndaj Parmës dhe njëkohësisht Interi humbet kundër Lazios.
KOHA JONË SONDAZH

